Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Isa bin Merjem është një shenjë për njerëzit

Imam Muhammed Emin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua’ul-Bejan (2/460)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

قَالَ كَذَلِكِ قَالَ رَبُّكِ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٌ وَلِنَجْعَلَهُ آيَةً لِلنَّاسِ وَرَحْمَةً مِّنَّا وَكَانَ أَمْرًا مَّقْضِيًّا

Ai (Xhibrili) tha: ”Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!” 1

Allahu (Xhele ue Ala) tregon se si urtësija e krijimit të Isait (alejhis-selam) në një grua pa një burrë ishte një argument për njerëzit, domethënë një shenjë për aftësit e Tij të përsosura dhe se Ai krijon çfarë të dojë dhe si të dojë. Nëse Ai dëshiron të krijojë një njeri në një grua pa burrë, Ai e bën atë, të cilën ai e bëri me Isain (alejhis-selam). Nëse Ai dëshiron të krijojë një njeri me anë të një burri pa një grua, Ai e bën atë, të cilën ai e bëri me Hauan siç e përshkruajti këtë në fjalen e Tij;

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا

”O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj.” 2

Pra e krijoi prej asaj veteje [njeriu] e i cili ishte Ademi (alejhis-selam) burri i saj Hauas.

Nëse Ai dëshiron të krijojë një njeri pa burrë ose grua, Ai e bën atë, të cilën Ai e bëri me Ademin (alejhis-selam). Nëse Ai dëshiron të krijojë një njeri me anë të burrit dhe të gruas, Ai e bën atë, siç ka bërë me të gjithë njerëzit e tjerë. I pastër nga te metat është Allahu Madhështori dhe i Plotfuqishëm për çdo gjë. Dhe ajo çka përmend Allahu i Madhërishum në këtë ajet duke qenë se e bëri Isain (alejhis-selam) shenjë kur e lindi nëna e tij duke mos e prek atë asnjë burrë, bënë me shenjë gjithë ashtu në kaptinen ’’El-Enbija’’në fjalen e Tij; و جعلناها و ابنها آية للعالمين ‘’dhe atë dhe të birin e saj; e bëmë mrekulli për njerëzit.’’ 3

Dhe fjala e Tij në këtë ajet; ’’e edhe mëshir për njerzit’’pra, për atë që e ka besuar atë, ndersa ai i cilli e ka mohuar atë nuk ia ka dëshiru vetes së tij këtë mëshire, siç thotë Allahu i Lartësuar në lidhje me të Dërguarin tonë (salAllahu alejhi ue selem);و م ا أرسلناك الا رحمة للعلمين‘’E Ne të derguam ty [Muhamed] vetëm si mëshirë per të gjitha krijesat’’. 4


1 Merjem 19:21

2 An-Nisa’ 4:1

3 El-Enbija’ 21:91

4 El-Enbija’ 21:107 

Shpërndaje: