Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/node/13057
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejueshme të thuhet se Isai –عليه السلام- ishte i krishterë përgjatë Krishterimit të vërtetë?
Përgjigje: Jo, kjo nuk guxon të thuhet. Nuk mund të themi se Isai ishte i krishterë. Allahu ka thënë:
مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيًّا وَلاَ نَصْرَانِيًّا وَلَكِن كَانَ حَنِيفًا مُّسْلِمًا
“Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi, e as nasrani, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” 1
As Isai nuk ishte i krishterë. Ai ishte musliman i cili adhuronte vetëm Allahun, ashtu siç ka thënë Allahu në lidhje me Ibrahimin –عليه السلام-. Të gjithë profetët ishin muslimanë të cilët adhuronin vetëm Allahun.
1 Al-Imran 3:67