Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Maxhmu Fataua Ibn Baz
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është vendimi për një burrë i cili ishte duke agjëruar Ramazanin dhe ishte aq i etur sa që piu ujë?
Përgjigje: Ai duhet ta kompensojë këtë ditë me një ditë agjërimi dhe nuk kërkohet prej tij që të bëjë shpagim. Kjo është më e sakta prej dy mendimeve që dijetarët kanë. Nëse ai e konsideroi se ky veprim është gjë e vogël, ai duhet të pendohet tek Allahu dhe ta kompensojë këtë ditë.
Shpagimi kërkohet vetëm në qoftë se një person ka marrëdhënie seksuale me gruan e tij gjatë ditës në Ramazan dhe agjërimi është i detyrueshëm për këtë person. Kjo gjë argumentohet nga hadithi që përmend këtë rast specifik.