Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ishte nxënës i Hasan el-Basriut, u bë lider i Mutezilive

Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)

Burimi: Sijar A´lam-in-Nubala (6/104-105)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Amr bin Ubejd, Ebu Uthman el-Basri. Ai ishte asket, adhurues dhe Kaderi, i pari dhe më i madhi i Mutezilive.

Ai transmeton nga Ebul-Alijeh, Ebi Kilabeh dhe Hasan el-Basri.

Prej tij, transmetoi Hammad bin Zejd, Hammad bin Seleme, Abdul-Uarith, Ibn Ujejneh, Jahja el-Seid Katani, Abdul-Vehab eth-Thakafi, Ali bin Asim dhe Kurejsh bin Enesi. Më pas, el-Katani e braktisi atë.

Nesaiu ka thënë për të:

“Ai nuk është i besueshëm.”

Hafs bin Ghajjath tha:

“Unë nuk e kam parë askënd të jetë aq i përmbajtur si ai, megjithëse ai zgjodhi sektin që zgjodhi.”

Ibn-ul-Mubarak ka thënë:

“Ai thirri që kaderi të mohohet prandaj e braktisën atë.”

Muadh bin Muadhi ka thënë:

“E kam dëgjuar Amrin duke thënë:” Nëse

تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ

Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!” 1

shkruan në Pllakën e Ruajtur, atëherë njeriu nuk ka diçka për tu fajësuar para Allahut.”

E kam dëgjuar atë duke thënë në lidhje me hadithin e të dërguarit2:

“Po ta kisha dëgjuar el-A’mash duke e treguar atë do ta kisha përgënjeshtruar.”

“Asim el-Ahual tregoi se e ka dëgjuar Kataden duke folur keq për Amr bin Ubejdin dhe tha:

“Unë rashë në gjunjë dhe i thashë: “O Ebul-Khatab! A duhet dijetarët të flasin keq për njëri-tjetrin?” Fillova të ndjej urrejtje ndaj Katades. Ai tha: “Unë pashë në ëndërr se Amr e mbajtet Kuranin dhe e grrynte një ajet. Unë i thashë atij: “Çfarë po bën?” Ai u përgjigj: “Unë do ta kthej atë përsëri.” Ai e grryu atë. Unë i thashë: “Ktheje atë!” Ai tha: “Unë nuk mund ta bëjë këtë.”

Hamad bin Zejdi ka thënë:

“I thanë Ejubit: “Amr bin Ubejdi transmeton nga el-Hasani se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Vrisne Muavien në qoftë se ju e shihni atë në minber tim,” dhe ai tha: “Kjo është gënjeshtër.”

Ibn Ulejjeh tha:

“I pari që foli për besimin e Mutezilive ishte Uasil el-Ghazal. Pastaj iu bashkua Amr bin Ubejd ai u ngazëllua në të dhe ia dha motrën e tij për grua.”

Ebu Ibrahim Ismail bin el-Abas ka thënë:

“Kam dëgjuar Shakikin, skllavin e el-Ensariut, duke u pyetur për ëndrrën el-Ansarit së Amr bin Ubejd. I thashë: ” Çfarë ka ëndërruar ai?” Ai tregoi se ai tha: “Unë e pashë atë të shndërruar në një majmun me një zinxhir rreth qafës tek një varrmihës. I thashë: “O Ebu Uthman! Çfarë të shtyu të bëhesh kështu? “Ai tha: “Fjala ime për kaderin.” E pyeta el-Ansarin në lidhje me të dhe ai tha: “O biri im! Mos përmend mëkatet e dijetarëve.”

Ai u mashtruar nga përmbajtja e tij dhe sinqeriteti dhe e neglizhoi bidatin e tyre.

Ai vdiq gjatë rrugës për në Meke në vitin 143. Një tjetër mendim është në vitin 144.


1 111:1

2 Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Na tregoi i dërguari i Allahut ﷺ, i besueshmi dhe atij që i zihet besë: ”Me të vërtetë çdo njeri formohet në mitrën e nënës së tij duke qëndruar dyzet ditë si një pikë uji, pastaj, pastaj po për aq ditë shndërrohet në droçkë gjaku, pastaj po për aq kohë shndërrohet në një copë mishi. Pas kësaj Allahu ia dërgon një melek i cili urdhërohet me katër gjëra, i thuhet atij shkruajë; punën e tij, furnizimin, jetëgjatësinë dhe nëse do të jetë fatzi (prej banorëve të xhehenemit) ose i lumtur (prej banorëve të xhenetit). Pastaj atij i fryhet shpirti. Prej jush do të ketë të atillë që bëjnë vepra të xhenetlinjve derisa ndërmjet tij dhe xhenetit t’i ndajë vetëm një kut, dhe aty do të ngadhënjejë ajo që është shkruar dhe do të bëjë vepra të banorëve të zjarrit dhe hynë në të. Gjithashtu do të ketë të atillë që bëjnë vepra të banorëve të zjarrit derisa ndërmjet tij dhe zjarrit t’i ndajë vetëm një kut, dhe aty do të ngadhënjejë ajo që është shkruar dhe do të bëjë vepra të banorëve të xhenetit dhe hynë në të.” Bukhari (3208) dhe Muslimi (2643).

Shpërndaje: