Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Ka njerëz që inkurajojnë të rinjtë mysliman dhe xhematin e thjeshtë që ti bashkangjiten metodologjive të huaja dhe sektare sikurse en-Nusrah, ISIS dhe el-Ikhuanu el-Muslimun dhe thonë kjo është rruga e drejtë.”
Përgjigje: ”Vëllezër! Të gjitha grupet e shpikura që ekzistojnë sot janë një devijim. Nëse ju shikoni me vëmendje do të shihni se këto grupe nuk i kanë dhënë Islamit asgjë dhe se ata vetëm e veshin Islamin në mendimet e tyre dhe dëshirat për ti mashtruar njerëzit. Përndryshe, ata janë të devijuar.Ata e konsiderojnë të lejueshme derdhjen e gjakut, plaçkitjet dhe shkatërrimet. Ato të gjitha janë metodologji të rreme. Vetëm Allahu e di se kush fshihet pas tyre. Nuk ka asnjë të mirë në to. Ne nuk u besojmë atyre apo asaj që veprojnë. Ai që i inkurajon të rinjtë tanë drejt këtyre sekteve të devijuara janë duke bërë gabim dhe devijojnë.”