Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

ISIS janë më këqinjë se Hauarixhët e lashtë

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=150993

17/05-1436 ose 08/03-2015

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Haurixhët janë jashtëzakonisht të rrezikshëm sot, për shkak se disa njerëz mashtrohen prej tyre, sepse ata citojnë tërë kohën Allahun dhe të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem pa praktikuar atë që predikojnë, por ata vetëm vendosin tekstet kundër njëri-tjetrit, Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë rreth tyre: Ata e lexojnë Kur’anin pa kaluar Kur´ani fytin e tyre. Prandaj, ne duhet të ruhemi prej tyre dhe prej atyre që thërrasin në metodologjinë e tyre, i justifikojnë ata dhe kanë simpati për ta.

Ata e konsiderojnë të lejuar derdhjen e gjakut të myslimanëve sikurse bën ISIS – sikurse ta dish se kush janë ISIS – dhe gjithë të tjerët që kan të njëjtën metodologji dhe e cila është më e keqe se metodologjia e Hauarixhëve të lashtë, sepse Hauarixhët e lashtë ishin të qartë, ndërsa këta sot janë të paqartë dhe shkojnë pas parimit ”qëllimi arsyeton mjetin”. Këta lejojnë mëkate të cilat Hauarixhët e lashtë i konsideronin si mosbesim. Për këtë arsye, unë besoj se ata janë mëkatarë më të mëdhenjë se Hauarixhët e lashtë. Nuk ka rëndësi nëse ata quhen ”al-Ka’idah”, ”ISIS”, apo diçka gjë tjetër.

Kjo është një gabim i rëndë që vendet kufare perëndimore dhe të tjerët që ata i kanë themeluar ata (Hauarixhët), e quajnë atë ”shteti islamik”. Kjo është gabim, sepse ne nuk e pranojmë se ata janë një shtet islamik. Do të kishte qenë më mirë që ata ti quajnë ata, sikurse ata e quanin veten në fillim, domethënë, ”ISIS”. Asgjë më shumë. Ti quajsh ata ”shteti islamik” është e padrejtë, e pavërtetë, e kotë dhe sulm. Ata kanë braktisur myslimanët. Ata kanë masakruar mijëra myslimanë. Ata bashkëpunojnë me tiraninë e Sirisë (Beshar el-Asadin) dhe të tjerët për të vrarë myslimanët.

Këtu bëhet fjalë për fenë dhe të kuptuarit e fesë së Allahut Azze ue Xhel. Feja e Allahut Azze ue Xhel mirret vetëm nga dijetarët Rabanijjun që largojnë shtrembërimin e ekstremistëve, gënjeshtërat e pohuesve dhe keqinterpretimet e injorantëve. Feja nuk mirret nga kantat e bërllogit në internet. A të shfletojmë në internet dhe pastaj ti bashkohemi këtij grupi svidues dhe të devijuar?

Ruani bijtë dhe bijat tuaja! Kontrolloni këto aparate në të cilat këta qarkullojnë. Ata ose përhapin faqe pornografike dhe gjëra të tjera që thërrasin në lakuriqësi, paturpësi dhe rebelim kundër fesë së Allahut apo përhapjen e akides së Hauarixhëve që ka depërtuar në fenë e Allahut Azze ue Xhel.

 

Shpërndaje: