Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=146354
Data e fetvas: 12/10-1435 ose 8/8-2014
Pyetje: ”Po thotë, Allahu e ruajttë!: Po shikohet se perëndimi së fundmi po kërcënon dhe po dëshiron të futet në Irak. Thotë fillimisht; ISIS vriste dhe kryqëzonte, ndërsa tashti kur ata (ISIS) ia filluan me të krishterët, duke vrarë burrat e tyre dhe duke robëruar gratë e tyre, tashmë perëndimi po futet.”
Përgjigje: ”Mirë, cili është shkaku? Ne pyesim në të njëjtën mënyrë; Kush është ai i cili ia dha atyre (jobesimtarëve) këtë shanc? A nuk janë tekfircat ata të cilët i masakruan myslimanët dhe të krishterët si prekën?
Ata e thernin çdo kënd i cili i kundërshtonte, e thernin njësoj sikurse theret dashi dhe vrisnin prej myslimanëve të voglin dhe fëmijet, plakun dhe gruan.
Cili është ai i cili ia mundësoi kafirave nga lindja dhe perëndimi që të hidhen mbi myslimanët për shkak të veprave të atyre (ISIS).
وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ
”Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë.”
Pra, ata tekfircat dhe Hauarixhët janë ata të cilët ia mundësuan jobesimtarëve që të veprojnë çfarë duan të veprojnë. Jo vetëm kaq, porse ata (Hauarixhët) tashmë po bashkpunojnë në Sham me Nusejrijet kundër Ehli-Sunnetit, të njëjtën po e veprojnë edhe në Irak dhe në vende të tjera.
Janë duke bashkpunuar me armiqtë e Sunnetit prej Rafidive e të tjerë përveç tyre dhe nga ana tjetër, pretendojnë se janë (Hauarixhët) armiqtë e atyre (Rafidive). Porse ata që janë vrarë nga Ehli-Sunnetit prej duarve të tyre (Hauarixhëve) janë më të shumtë se ata që kanë vrarë Rafidit në Irak.
Secili prej tyre (Rafidit dhe Hauarixhët) janë në një medhheb të prishtë, si do që të emërtohen, Hauarixh apo Rafida, nuk ka dyshim se të gjithë ata janë në humbje dhe që të gjithë kanë dalur prej fesë.
لاَ يَرْقُبُونَ فِي مُؤْمِنٍ إِلاًّ وَلاَ ذِمَّةً
”Ndaj besimtarëve,ata nuk respektojnë as farefisni, as besëlidhje.”
Them: Kush është ai që ia mundësoi atyre? Atyre ia mundësuan ata njerëz që japin fetva devijuese, të cilët i kanë humbur të rinjtë tanë dhe u premtuan atyre falje (me fetuat që japin), njëjtë si falja (që japin priftërinjtë per ata që bëjnë bëjnë gjynahe) e të krishterëve, njëjtë si falja e priftërinjëve, duke ju premtuar atyre se; ”nëse e hedhin veten në erë në filan vend, direkt i presin ata hurul ijn (gratë në Xhenet)!
Ajo çfarë është për tu habitur, është se ti nuk dëgjon prej atyre (Hauarixhëve të ISIS) të thonë ”të ngrejmë fjalën e Allahut” dhe as ”të ndihmojmë fenë”, porse të gjitha këngët e tyre, ilahitë e tyre dhe ulërimat e tyre rretullohen vetëm rreth hurul ijn (grave në Xhenet)!
Nuk ka dyshim se një prej mirësive në Xhenet janë edhe hurul ijn (gratë në Xhenet). Kjo është diçka e vërtetë dhe çdo mysliman e dëshiron atë, porse që kjo të jetë çështja kryesore, kjo është injorancë.
Njërin prej këtyre e takuam në komisionin e këshillimit dhe e pyeta:
”A je i martuar?”
Më tha:
”Pasha Allahun, midis meje dhe martesës kishte ngelur vetëm një moment dhe ajo mu ndalua mua!”
I thashë:
”Cili është ai moment (që të ndali nga martesa), ma shpjego?”
Tha:
”Do tu martoja me hurul ijn (gratë e Xhenetit) në vend të grave nga balta. Por ata më ndaluan (që të martohem) kur më arrestuan.”
I thashë:
”Falënderoje Allahun për arrestimin që ata të bënë, dhe të ndaluan që të jesh vrasës, apo i vrarë, apo përdhënues. Falënderoje Allahun e Lartësuar i Cili të shpëtoi që të vrasësh myslimanët në emër të xhihadit të rremë, i cili është një mashtrim dhe nuk është xhihad, porse është shkatërrim në fe.
Shikojini ata njerëz!
Vetëm dje Hauarixhët (ISIS) vranë 150 veta njëherësh prej Ehli-Sunnetit në Irak dhe të mos e përmendim se sa barbarisht i vranë.
Disa ditëm ë parë vranë pesë persona! … (fjalët janë të paqarta), mashaAllah kanë devotshmëri! I kërkonin atyre me ashpërsi që të thonin shehadetin dhe më pas i vrisnin.
Mirë, nga e murrën këtë gjë? Nëse dikujt i thua që ta thotë shehadetin dhe ai e thotë, sipas mënyrës tuaj, ai vazhdon duke e thënë shehadetin dhe ka hyrë në islam, atëherë pse e vret atë? Pse e vret atë?
Përgjigjen e thonë:
”Ne duam që ata të vdesin në islam!” Fillimisht e thotë shehadetin dhe më pas theret me thikë sikurse dash.
Ata (ISIS) janë njerëz të egër. Duket, Allahu e di më mirë, sikur ata janë mbjellur nga jobesimtarët, pamvarësisht e dinë apo nuk e dinë.
Dje një grua po thërriste:
”O Shejkhu jonë Bagdadij, bashkohu me ne! Fëmijët tanë kanë ikur, fëmijët tanë janë në burgje! Fëmijët tanë, këtë dhe atë!”
Grua! E cila jeton në mirësi, jeton e mbrojtur, jeton në një vend të sigurtë dhe në një vend të mbrojtur dhe dëshiron të bashkohet me ata (ISIS) budallenjtë! I bën thirrje atyre me anë të Twitter! Dëshiron që ata (ISIS) ta shpëtojnë atë nga vendi i islamit dhe të jetë nën gjykimin e atyre që kanë dalë nga feja e Allahut të Lartësuar!
Jini të vëmendshëm, jini të kujdesshëm sepse myslimani nuk është naiv dhe as budalla. Kthehuni tek dijetarët edukatorë dhe pyeti ata për këto çështje.
Ke kujdes ti vëlla i ri që të mos mashtrohesh.
Pasha Allahun o ju vëllezër, po ju tregoj juve edhe diçka tjetër nga ajo që më ndodhi kur isha në komisionin këshillues.
Njëri prej atyre që u kthye nga vendet e fitnes, prej atyre që Allahu ia mundësoi të përkujtohen dhe ta kuptojnë të vërtetën, na treguan neve diçka të çuditshme dhe thanë:
”Gjendet një grup i cili i ka tre lider. Njëri është këtu tek në (në Arabinë Saudite) i cili rekruton, një tjetër është në Sham dhe një tjetër në Turqi.”
Vazhdon e thotë:
”Më thanë mua. Sa pare ke me vete (ia thanë këtë pasi që ky ishte besatuar e kishte shkuar me ata)? I thotë: E shita makinën 20.000 (rijal). Ata i thanë: Mirë, Këto 5000 mbaji me vete që t`i shpenzosh për udhëtimin, ndërsa 15.000 duhet me ja dhënë klientëve të cilët janë këtu (në Saudi) që t`ia dërgojnë klientëve që janë jashtë, në mënyrë që të të blejnë ty armatim me të cilin do të luftosh.”
Vazhdon e thotë:
”Kur arrita atje, nuk gjeta xhihad, porse gjeta disa njerëz që luftonin me njëri-tjetrin! Dhe më thanë: Shko tek ai vendi dhe shpërtheje atë! Mirëpo, ai vendi ishte një qytet Sunnit, pra, qytet në të cilin jetonin njerëz nga pasuesit e Sunnetit.”
Vazhdon e thotë:
”Kur unë i kundërshtova ata në këtë çështje, dikush më përshpëriti, dikush prej atyre që ishte mashtruar dhe donte të kthehej dhe më tha: Mos i kundërshto se do të vrasin. Nëse ke mundësi që të largohesh dhe të kthehesh në vendin tënd bëje këtë, dhe unë po përpiqem që të largohem prej këtu dhe tha: Kam dy muaj që përpiqem por nuk kishte mundësi pasi ishte i kërcënuar se nëse do të lëvizte prej aty do ta vrisnin.
O vëllezër: Këto janë disa gjëra që përsëriten (herë pas here), kështu që keni kujdes dhe jini të vëmendshëm.
Ndalojini fëmijët e juaj nga të dëgjuarit e këtyre fetvave të devijuara të cilat i thonë ata (ISIS) të devijuar. Urdhërojini ata që të kthehen tek Dijetarët edukatorë të cilët e ruajnë librin e Allahut që të mos shtrembërohet me pretendimet e gënjeshtarëve dhe me keqinterpretimet e injorantëve.”