Shejkh Salih bin Abdil-Aziz Alush-Shejkh
Përktheu: Valdet Gashi
Çfarë të themi për ata që bëjnë shpërthime nëpër xhamia? Ata vrasin gra, ata vrasin fëmijë. Kjo as që ekzistonte më parë në botë. Ata i urdhërojnë disa të gërmojnë varret e tyre. Ata i djegin të tjerët deri në vdekje ndërsa njerëzit vëzhgojnë. Është sikur ata të kenë lexuar në enciklopeditë e torturave.
Është e qartë se kjo ka përshpejtuar atë që sot quhet Islamofobi. Do të thotë frika nga Islami. Perëndimi shfrytëzon mundësinë për ta përhapur këtë në mediat e tyre. Ata shpërndajnë fletushka me fotografi të ISIS-it duke masakruar dhe duke ua prerë kokat njerëzve.