Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/1636
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ky shtet i cili e quan veten ”shtet” nuk është shtet fare. ISIS qëndron për emërtimin ”Shtetit Islamik në Irak dhe Sham”, prandaj ky emër i shkurtuar ISIS. Kështu ata e quajnë veten e tyre. Ata janë një e keqe. Ata janë ndër sektet më të këqija që ekzistojnë sot. Ata kombinojnë besimin e prishur të Hauarixhëve të lashtë me injorancën e injorantëve me besimet e sekteve të sotme. Ata janë një grup që ka grumbulluar mënyrat më divergjente të të menduarit nga të gjitha anët. Ata nuk e përfaqësojnë Islamin. Ata janë njerëzit më së largu nga Islami. Ata janë njerëzit më injorantë rreth Islamit. Si të mos jenë të tillë kur nuk ka asnjë dijetar të vetëm në mesin e tyre? As edhe një dijetar i vetëm dhe trashëgimtar i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem nuk është midis tyre. Dëshmi për këtë janë fjalët e Ibn Abasit radijAllahu anhuma të cilat ia tha Hauarixhëve të parë:
”Unë kam ardhur tek ju nga sahabët e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe unë nuk e shoh asnjë të jetë në mesin tuaj.”
Kjo dëshmon devijimin e tyre. Fakti se aty nuk kishte as edhe një sahabi të vetëm në mesin e tyre, kështu që kjo do të thotë se besimi i tyre ishte i devijuar.
E njëjta gjë vlenë edhe për të sektin e quajtur ISIS. Asnjë dijetar nuk është në mes tyre; asnjë dijetar i hadithit, asnjë komentues i Kuranit, asnjë djetar i fikhut. Ata janë vetëm një grup Hauarixhësh injorantë të cilët janë më të dëmshmit për Islamin dhe myslimanët. Ata nuk kanë sjellë dobi fare. Ata vetëm se e kanë dëmtuar dhe shkatërruar repotacionin e Islamit dhe e kanë errësuar pastërtinë dhe bukurinë e saj në sytë e myslimanëve injorantë dhe në sytë e jomyslimanëve të cilët janë vetëm në kërkim për të gjetur një arsye për të shpifur ndaj Islamit dhe myslimanëve. Pra ky është një sekt i përhapur dhe i devijuar. Të gjithë atyre që i ka dhënë Allahu dituri janë të detyruar që ta refuzojë atë