Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është qëndrimi i duhur ndaj akteve terroriste që kanë ndodhur në Francë (13/11-2015)?”
Përgjigje: ”Nuk ka dyshim se lajmet dhe publikimet që kemi dëgjuar për krimet monstruoze dhe të rënda, janë krim i rëndë që nuk mund t’i pranojë Islami ose çdo person i ndershëm që beson në Allahun Azze ue Xhel. Këto veprime janë sherr, mashtrim, tradhëti, terrorizëm dhe frikë. Kjo keqbërje e turpshme dhe serioze gjithashtu ndikonë edhe tek njerëzit që nuk kanë të bëjnë me politika të jashtme, duke përfshirë gratë, fëmijët, të paaftët dhe të aftët. Çdo besimtarë i mençur e dënon atë pa dyshim. Po ashtu është dënuar ashpër nga vendet islamike dhe në veçanti nga Arabia Saudite. Akti është një krim që duhet të dënohet nga çdo besimtar dhe i mençur.”