“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Islami do të sundojë globin

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/1/173)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

87 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Islami do të fishket sikurse fishken ndisjet në pëlhurë, derisa nuk dihet çka është agjërimi, as namazi, as haxhi, asa sadakaja. Libri i Allahut (Azza ue Xhel) do të ngrihet një natë dhe as edhe një ajet nuk do të mbetet në tokë. Grupe njerëzish do të mbeten. Burra dhe gra të moshuar do të thonë: “Ne përjetuam kur etërit tanë thoshin: “La ilahe ilAllah” dhe ne e themi të njëjtën gjë.”1

Hakimi e vërtetoi dhe Dhehebiu është pajtuar me të, e cila është e vërtetë.

Në hadith është një lajm serioz se do të vijë një ditë kur gjurmët e Islamit janë zhdukur dhe Kurani është ngritur; as edhe një ajet i vetëm nga Kurani nuk do të mbetet. Megjithatë, kjo do të ndodhë veëm pasiqë Islami të ketë mbizotëruar dhe sunduar globin. Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:

هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُشْرِكُونَ

“Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.” 2

I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka shpjeguar të njëjtën gjë, e cila është përmendur në shumë hadithe disa prej të cilave tashmë janë përmendur.

_____________

1 Ibn Maxheh (4049), Hakim (4/473) dhe Nu’ajm bin Hammad në “el-Fiten” (1/173 – dorëshkrim).

2 9:33

Shpërndaje: