Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr: 16916
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Fetvaja nr: 16916
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë jam një grua e re e martuar dhe dëshiroj t’i zbukuroj flokët e mia për burrin tim dhe për mahramët e mi. A lejohet që t’i ngjyros flokët ose të përdor kozmetikë që përdoret sot për këtë qëllim? Vlen të theksohet se nuk dua t’i ngjyros me ngjyrë të kuqe. A është kjo e ndaluar?
Përgjigje: Nuk ka asgjë të keqe në kujdesin për flokët, si larja, krehja dhe përdorimi i mjeteve apo substancave që i përmirësojnë ato. Nëse flokët janë thinjur apo janë ngjyrosur me një ngjyrë të papërshtatshme, atëherë lejohet t’i ngjyrosësh me çdo ngjyrë përveç ngjyrës së zezë.
Ndërsa nëse flokët janë në gjendjen e tyre natyrale, nuk janë thinjur dhe nuk janë ngjyrosur me ngjyrë të gabuar, atëherë nuk duhet të ngjyrosen sepse kjo konsiderohet një lloj mashtrimi dhe ndryshim i asaj që Allahu -te ala- ka krijuar..
Allahu na dhëntë sukses! Paqja e Allahut dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.