Imam Abdurr-Rrahman bin Ebi Hatim er-Rrazi (v. 327)
Burimi: Tafsir el-Kuran el-Adhim (1/392)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:
وَمَن يَرْغَبُ عَن مِّلَّةِ إِبْرَاهِيمَ إِلاَّ مَن سَفِهَ نَفْسَهُ
”E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtron vetveten.” 2:130
1280 – Isam bin Rauad na tregoi: Ademi na tregoi: Ebu Xhaferi na tregoi, nga er-Rabi nga Ebul-Alijeh i cili ka thënë:
“Jehudët dhe nasarat (të krishterët) ia kanë kthyer shpinën besimit të Ibrahimit. Në vend të kësaj ata kanë shpikur judaizmin dhe krishterizmin. Ato nuk janë nga Allahu. Ata e kanë braktisur fenë e Ibrahimit. “
Transmtim i ngjashëm është transmtuar nga Katade.