Dr. Sulejman bin Abdilah Ebal-Khajr
Et-Takrir fi Hukm ue Khuturat-it-Tekfir uet-Tafxhirr, fq. 394-395
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kur një musliman në Medine kishte vjedhur një send dhe fisi i tij synonte që për këtë vjedhje ta fajësonte padrejtësisht një jehud të pafajshëm, Allahu -subhanehu ue te ala- zbriti ajetin:
“Dhe mos i mbro ata që mashtrojnë vetveten! Se Allahu nuk i do tradhtarët dhe gjynahqarët. Ata fshihen nga njerëzit, por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai është pranë tyre edhe natën, kur trillojnë gjëra me të cilat Ai nuk është i kënaqur. Se Allahu përfshin (me dijen e Tij) gjithçka që ata bëjnë.” En-Nisa, 4:107-108
Allahu në një ajet tjetër tha:
“Sikur të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj teje, një grup i atyre do të përpiqej që të të nxirrte nga udha e drejtë. Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, kurse ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe urtësinë (sunnetin), si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.” En-Nisa 4:113
Megjithatë, Allahu e ndaloi profetin ﷺ që të fajësonte jehudiun e pafajshëm për vjedhjen. Këto janë mësimet e Islamit: nuk lejohet padrejtësia, as ndaj kufarëve. Nuk lejohet të fajësohet një kafir për diçka që nuk e ka bërë. Nëse hajduti është musliman, nuk lejohet të fajësohet kafiri.
Islami është fe e drejtësisë dhe e mëshirës. Kështu Islami e trajton kafirin, si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje.