Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (20)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasah-12-2-1435-01.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Ibn-ul-Kajim (rahimahullah) ka thënë:
”Sëmundja e zemrës është se ajo nuk është e aftë ta njohë Allahun, ta do Allahun, të përmallohet për Të, të kthehet tek Ai dhe ti jepë përparësi Atij para epsheve të tij. Nëse robi është i dijshëm për çdo gjë, por jo për Zotin e tij, është sikurse ai nuk ka dije për asgjë.” 1
Ai që vetëm përdor trurin për qëllime të kësaj jete, i posedon gjërat dhe prodhon njëkohësisht, ndërsa ai harron jetën tjetër për të cilën ai fare nuk mendon, nuk ka dobi nga zemra e tij, shkathësia e tij apo edhe nga jeta e tij. Kufarët sot janë të shkathët. Ata janë të mençur kur është fjala për gjërat materiale. Ata janë të zhvilluar në industri dhe ndërtim. Megjithatë, ata nuk mendojnë për jetën e përtejme:
وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لاَ يَعْلَمُونَ
”Por shumica e njerëzve nuk e dinë.” 2
يَعْلَمُونَ ظَاهِرًا مِّنَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ عَنِ الْآخِرَةِ هُمْ غَافِلُونَ
”Ata dinë vetëm anën sipërfaqësore të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm (indiferent).” 3
Kështu është kafiri. Zemra e tij është e lidhur për këtë botë.
مَن كَانَ يُرِيدُ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيْهِمْ أَعْمَالَهُمْ فِيهَا وَهُمْ فِيهَا لاَ يُبْخَسُونَ أُوْلَئِكَ الَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي الآخِرَةِ إِلاَّ النَّارُ وَحَبِطَ مَا صَنَعُواْ فِيهَا وَبَاطِلٌ مَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
”Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u lihet gjë mangët. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.” 4
Industrite dhe shpikjet do të humbasin. Ato do të pushojnë. Kur këta njerëz vijnë në jetën tjetër, ata do të jenë duarbosh. Ata kanë humbur të dy jetët.
Ne nuk jemi duke thënë se dukhet shmangur nga gjërat e kësaj bote, industritë dhe gjërat tjera, por ato nuk duhet të jenë çdo gjë. Përdori ato për t’iu nënshtruar Allahut. Bëri dobi vetes me to dhe përdori ato në mënyrë që ti mund ti nënshtrohesh Allahut. Ti as nuk duhet ti braktisësh ato, e as të kufizosh veten për to. Ti nuk je krijuar për këtë jetë. Ti je krijuar për jetën tjetër. Kjo jetë është një vendmjellje për jetën tjetër.
____________________________________
1 Ighathat-ul-Lahfan (1/52).
2 7:187
3 30:7
4 11:15-16