Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Jeta me gruan që nuk falë namazin

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 92-93

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jam martuar me kushërirën time dhe kemi një fëmijë së bashku. Ajo nuk e falë namazin dhe as nuk e agjëron Ramazanin. Jetesa me të më bën të ndjej se po bëj mëkat! Andaj jam i hutuar në këtë moment kur edhe po shkruaj këtë pyetje. Çka më këshilloni?

Përgjigje: Fillimisht themi se nëse nuk e keni këshilluar atë dhe nuk keni kërkuar me ngulm prej saj që të përmirësohet, atëherë ju keni bërë mëkat me jetesën tuaj me të.

Nëse edhe pas këshillës suaj ajo prapë vazhdon ta braktis namazin dhe agjërimin, ti duhet ta urdhërosh atë që të falet, të agjërojë dhe të kryejë obligimet e tjera Islame.

Së pari, lute Allahun dhe pastaj kërko nga prindërit e tu dhe nga të afërmit e saj që ta këshillojnë atë. Nëse ajo fillon të bindet, pendohet tek Allahu dhe fillon të falet, atëherë falëndero Allahun ngase është arritur qëllimi i kërkuar. Pos kësaj, ti duhet të sillesh mirë ndaj saj dhe ta trajtosh në mënyrë të duhur.

Por nëse ajo refuzon të falet dhe të agjërojë, ti duhet të ndahesh prej saj. Ajo që është tek Allahu (shpërblimi i Tij) është më e mirë sesa të mbetesh me atë grua. Braktisja e namazit është mosbesim dhe dalje nga feja.

Profeti ka thënë:

“Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë (shirkut) dhe mosbesimit është lënia e namazit.”

Ndërsa në një hadith tjetër, i dërguari i Allahut thotë:

“Dallimi mes nesh dhe atyre (kufarëve) është namazi, kush e braktis atë ka bërë kufër.”

Allahu (te ala) ka thënë: 

“Mos qëndroni në martesë me idhujtare.” 60:10

Shpërndaje: