Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: el-Lubab, fq. 489
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E lus Allahun Tabarak ue Te ala që Ai të na jep dije në fe dhe të na shpie në atë që Ai e do dhe kënaqet me të. Në atë që Ai së pari dhe mbi të gjitha e do dhe është i kënaqur është të kapurit në Librin e Tij për të cilën na ka udhëzuar Zoti Ynë dhe i dërguari i Tij ﷺ.
Umeti duhet të zgjohet nga pakujdesia. Sidomos të rinjtë. Le të shikojnë në jetën në të cilin ata jetojnë në vendin idhujtarë, mëkatarë dhe të devijuar. Kjo është rezultat i kësaj përçarjeje dhe devijimi i cili shkakton këtë poshtërim të cilin ata e vuajnë për arsye se ata nuk janë të kapur për urdhërimet e Allahut dhe litarin e Tij dhe se ata nuk i dëgjojnë fjalët e Allahut:
”E mos u përçani!” 3:103
”Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte. Te Allahu është puna e tyre e pastaj Ai do t’u tregojë çfarë patën punuar.” 6:159