Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Jo të gjithë janë kompetent për të bërë rukje

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Fataua alal-Haua 12/1-1436

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-12-01-1436-01_01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur është fjala për të rrahur njerëzit që kanë xhin, ka disa që i godasin, ka disa që përdorin shok elektrik, të tjerët i kapin për fyti, disa i therin me gjilpëra. A është e lejueshme për të përdorur këto metoda në rukje?

Përgjigje: Nuk është e lejuar që të mundohet i sëmuri dhe t’i shkaktohen dhimbje. Kjo nuk është e lejuar. Ai ndoshta madje as nuk ka xhin fare, por vuan vetëm nga një sëmundje mendore dhe të ngjashme. Përveç kësaj, jo të gjithë janë kompetent për të bërë rukje. Personi që bënë rukje duhet të ketë dije rreth rukjes dhe i ditur në fe dhe të ketë besim të drejtë. Janë këta që duhet të marrin këtë detyrë. Nuk është e lejuar për të paditurit dhe për njerëzit e thjeshtë që të futen në këtë dhe ti mundojnë sëmurët edhe më shumë se ajo nga ajo që ata tashmë vuajnë.

Shpërndaje: