Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

”Ju jeni të ashpër” – kështu thonë armiqtë e Ehl-us-Sunnetit

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143521

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ne duhet të këshillojnë njëri-tjetrin që të jemi të butë. I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Aty ku gjendet butësia vetëm se e zbukuron atë dhe aty ku ajo mungon vetëmse e shëmtonë.”

Armiqtë e thirrjes Selefite thonë se Ehl-us-Sunneti janë shumë të ashpër. Fakti është se Ehl-us-Sunneti janë ata të cilët më së shumti e luftojnë ashpërsinë.

I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Kjo fe është e lehtë. Ska njeri që është i ashpër në fe vetëm se ajo do ta mund atë.”

I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Unë jam dërguar me besim të drejtë dhe të lehtë.”

I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Lehtësoni dhe mos vështirësoni. Përgëzoni dhe mos irritoni.”

I dërguari salAllahu alejhi ue selem i tha Ebu Musa el-Esh’ariut dhe Muadh bin Xhebelit kur i dërgoi në Jemen:

”Jepnu lajme të mira dhe mos irritoni. Lehtësoni dhe mos vështirësoni. Bashkëpunoni dhe mos u përçani mes jush.”

Ehl-us-Sunneti janë ata që kanë regjistruar kaseta në të cilat ata qortojnë Tekfirët. Ehl-us-Sunneti janë ata që kan dënuar shpërthimet duke përfshirë edhe kur ato ndodhën në Arabinë Saudite. Unë kam kaseta kundër shpërthimeve ku kam bërë të qartë se ato janë të ndaluara. Këto shpërthime shkaktojnë vetëm që myslimanët të terrorizohen dhe të poshtërohen. Ehl-us-Sunneti madje edhe kanë durim me gabimet e pushtetarëve. Ata bëjnë durim me ta. Ehl-us-Sunneti nuk janë fare të ashpër.

Shpërndaje: