Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

”Ju jeni të ashpër” – kështu thonë Hizbitë

Shejkh Abdurr-Rrahman bin ´Umar al-´Adeni

Burimi: http://olamayemen.com/index.php?article_id=5948

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ai – Ebul-Hasan el-Maribi – na ka akuzuar se jemi shumë të ashpër dhe ekstrem në lidhje me kritikën. Kjo është tipike Hizbijjeh. Kur ata duan të qortojnë këtë të mirë thonëata janë shumë të ashpër, ata janë në ekstrem.” Kështu e kishin zakon të thoshin për Shejkhun tonë dhe Imamin Mukbil bin Hadi el-Uadi´i rahimullah. Dijetarët e mëdhenjë e konsideronin atë si një prej dijetarëve më të shquar dhe disa e konsideronin atë të jetë edhe një prej imamëve të Ehl-us-Sunnetit në këtë kohë. Vetëm të shkëlqyeshmit e dinë çka do të thotë të qenurit i shquar. Dijetarët i njohin vëllezërit e tyre në mesin e dijetarëve. Janë ata të devijuarit të cilët nuk e kanë nuhatur erën e dijes dhe të cilët nuk kujdesën që kjo fe të mbetet e pastër dhe e vërtetë që vijnë me këto akuza. Ata vetë e meritojnë kritikimin. Prandaj, ata tërheqin me dije nga kritika. Ata duan të të mos dalin në sheh në shëqëritë e tyre dhe në mesin e të rinjve të tyre.

Ata e dinë se kanë një devijim në metodologjinë dhe rrugën që shpie tek Allahu Subhanehu ue Te ala. Ata i frikësohen kritikave të Ehl-us-Sunnetit dhe se Ehl-us-Sunneti do ti vë në dukje dhe do të demaskoj gjendjen e tyre të mjerueshme. Si rezultat, ata i fyejnë dijetarët tanë dhe ata që e bëjnë këtë detyrë madhështore.

Përndryshe shoqëria është e detyruar të kritikojnë dhe të lavdërojnë, dhe të kritikojnë ata që e meritojnë atë në mesin e atyre që e asocijonë veten e tyre me dijen dhe thërrasin në të kotën. Elhamdulilah, feja jonë na është kumtuar e freskët me mundin e dijetarëve. Disa nga Selefët e kishin zakon të thonin se paralajmërimi ndaj bidateve është një formë e xhihadit apo ndoshta edhe lloji më i madh i xhihadit. I përket suskesit të cilin Allahu Azze ue Xhel ia ka dhuruar vëllezërve tuaj Ehl-us-Sunneh në qendrat në Jemen, dhe se ka disa që e kritikojnë të kritikuarin dhe paralajmërim ndaj të kotës, bidateve dhe shpikjeve.

Është në rregull që ju të krahasoni fjalët e vëllezërve tuaj nga Ehl-us-Sunneti me fjalët e dijetarëve. A e konsiderojnë ata që akuzojnë Ehl-us-Sunnetit të jenë të ashpër dhe ekstrem të njëjtën gjë për Shejkh Ibn Bazin, Shejkh Ibn Uthejminin, Shejkh el-Albanin, Shejh Mukbilin, Shejkh Rabin, el-Xhuzanin dhe el-Mexhanin? Nesër ata do të thonë të njëjtën gjë rreth tyre. Le të shikojmë dhe të krahasojnë fjalët e Ehl-us-Sunnetit në Jemen lidhur me të devijuarit dhe ti krahasojnë ato me fjalët e dijetarëve të tjerë. Ju nuk do të gjeni asgjë ndryshe. Kur këta njerëz të largojnë nga dijetarët dhe i luftojnë ata, atëherë çfarë do të bëjnë ata me nxënësit e tyre?

Shpërndaje: