Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340527.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Unë kam humbur namazin e ikindisë dhe kjo mu kujtua vetëm atëherë kur isha duke falur rekatin e dytë të namazit të jacisë! A mund ta ndryshojë nijetin dhe të vazhdojë ashtu siç isha duke u falur, duke e bërë që nijeti im të shndërrohet në namaz të ikindisë dhe më pas ta fali namazin e jacisë?
Përgjigje: Konsideroje këtë namaz si namaz vullnetar. Pastaj e falë namazin e humbur dhe pastaj e falë namazin koha e të cilit është në atë moment. Namazet duhet të falen sipas rendit. Gjithashtu nuk është e lejuar për të ndryshuar nijetin nga një adhurim i obliguar në një adhurim tjetër të obliguar. Ndërrimi i nijetit nga një adhurim i obliguar në një adhurim tjetër të obliguar anulon që të dy veprat (namazet).