Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Jusuf Kardavi dhe Gazali janë Hizbi

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Nasa’ih ue Fadha’ih, fq. 280-281

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Karadavi është shkëputur pak nga Islami dhe frikësohemi mos shkëputet tërësisht. Ai është një Hizbi. Ai ka një libër në të cilin ai i lejon shumëllojshmërinë e grupeve në Islam. Unë kam përmendur në disa kaseta që nuk është e lejuar që të ketë shumëllojshmëri grupesh në Islam dhe se myslimanët duhet të jenë një grup i vetëm.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Dora e Allahut është me xhematin.”

Ai nuk tha ”me grupet”.

Ai ﷺ ka thënë:

”Nëse nuk ka as xhemat e as lider ti duhet ti shmangësh të gjitha ato grupe edhe në qoftë se është e nevojshme të kafshosh një rrënjë peme.”

”Ai që e braktis xhematin dhe nënshtrimin ndaj udhëheqësit, vdes në gjendje injorance.”

Allahu (subhaneh) ka thënë:

وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعًا وَلاَ تَفَرَّقُواْ

”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” 3:103

وَإِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاتَّقُونِ 

”Kjo feja juaj është e vetmja fe e Unë jam Zoti juaj, prandaj me keni frikë Mua.” 23:52

Myslimanët duhet të jetë një grup i vetëm. Unë kam thënë në disa kaseta se të gjitha këto grupe janë të shpikura, pos grupit cili i përmbahet Kuranit dhe Sunnetit. Ne shpresojmë të jemi grupi që e bën këtë.

Ndërsa lidhur me Kardavin, nuk duhet pasuar fetvat e tij, këshillat e tij apo thirrjen e tij. Disa vëllezër algjerianë më treguan se si qeveria algjeriane i kërkuan Kardavit dhe el-Gazalit që ti ndihmojnë në devijimin e rinisë algjeriane. Kishte vajza në Algjeri të cilat refuzonin të studionin në universitete të përziera. Prandaj Kardavi tha se ai i ka dy vajza që studiojnë jashtë vendit dhe Gjirin Persik (ku ka përzierje mes gjinive). Prandaj ai është një Hizbi që nuk duhet pasuar.

 

Shpërndaje: