Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ka ditë agjërimi për t’i kompensuar që nga dy vite më parë

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetësja, Umm Merjem, thotë: Kam disa ditë agjërimi për t’i kompensuar që nga dy vite më parë dhe deri tani nuk i kam kryer. Tani po afrohet Ramazani dhe unë ende nuk i kam kryer këto ditë agjërimi. Cili është gjykimi lidhur me këtë?

Përgjigje: Nëse vonimi i kompensimit ka qenë për një arsye të vlefshme, atëherë mund ta bësh kur të kesh mundësi. Por nëse vonimi ka ndodhur pa ndonjë arsye, nuk lejohet që të hyjë Ramazani i ri pa e kryer më parë agjërimin e mbetur nga Ramazani i kaluar. Pra duhet ta kryesh kompensimin përpara se të fillojë Ramazani i ri.

Aishah -radijAllahu anha- ka thënë:

 “Ndodhte të kisha ditë agjërimi nga Ramazani që duhej t’i kompensoja por nuk mund t’i agjëroja veçse në muajin Shaban për shkak të angazhimeve me të dërguarin e Allahut.”

Transmeton Bukhari (1950) dhe Muslimi (1146).

Prandaj nuk duhet të hyjë Ramazani i ri pa i kompensuar ditët e mbetura nga Ramazani i kaluar përveç nëse ekziston një arsye e vlefshme që të pengon nga kjo. Në këtë rast është e shtynë kompensimin pas Ramazanit, dhe nuk ka të keqe në këtë veprim.

Shpërndaje: