Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kaderitë, Tixhanitë & Nasrijah

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fataua el-Haram el-Medani (53)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë mendoni për Kaderitë, Tixhanitë, Nasrijah dhe të tjerët, dhe a kanë ata risi të mira?

Përgjigje: ”Çfarë metodologji dhe rrugë e cila ndryshon nga ajo e Profetit salallahua lejhi ue selem dhe e sahabëve të tij është risi. Nuk ka rëndësi se çfarë është, si quhet apo kush e ka shpikur atë. Çdo metodologji, rrugë dhe emërtim duhet të krahasaohet me Kuranin dhe Sunnetin dhe veprimeve të sahabeve. Nëse ato përputhen, ato janë të sakta E ti mund ti emërtosh siç dëshiron. Nëse ata janë në kundërshtim me to, ato janë të kota. Dhe prap mund ti emërtosh siç dëshiron ti.

Kur Profeti salAllahu alejhi ue selem predikonte në hutben e xhumasë ai thoshte:

”Fjala më e mirë është fjala e Allahut. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit salAllahu alejhi ue selem. Gjërat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është risi dhe çdo risi është devijim.”

Ti o vëlla! Mos i krahaso metodologjitë dhe rrugët e të pasuarit me individë. Mirëpo krahasojë ato me Kuranin dhe Sunnetin. Ajo që është në përputhje me Kuranin dhe Sunnetin është e saktë dhe ajo që nuk përputhet me to është e kotë.

Dëgjoni këtë ajet:

“Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë.”  9:100

Ai që nuk i pason ata nuk arrinë kënaqësinë e Allahut. Ai i cili i pason ata jo në punë të mira nuk arrinë kënaqësinë e Allahut. Për të qenë i udhëzuar Allahu ka vendosur kushtë: ”…dhe prej atyre që i pasuan ata në punë të mira…”

Do të thotë ata pasuan rrugën e sahabeve dhe nuk braktisën metodologjinë e tyre. Prandaj nga ky vend i thërras myslimanët në përgjithësi të bashkohen në pasimin e Sunnetit të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) dhe me metodologjinë e sahabeve (radija Allahu anhum). Metodologjia e tyre është e  shëndoshë. Profeti salallahu alejhi ue selem ka dëshmuar se brezi i tij, sahabet janë brezi më i mirë. Pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.

Shpërndaje: