Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (30)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%202-%201%20-%201436.mp3
Data e fetvas: 2/1-1435 ose 26/10-2014
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Unë e kam një djalë që është shtatë vjeç. E kam vështirë që ta zgjojë atë për namazin e sabahut dhe sidomos kur është ftohtë. A jam i detyruar që ta marrë atë në xhami apo lejohet që ai të falet në shtëpi?”
Përgjigje: “Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur ata të kenë mbushur shtatë vjet dhe kurse detyroni me forcë (rrihni) kur t’i bëjnë dhjetë vjet dhe ndajini në shtretër (të veçantë).”
Nëse ai bezdiset nga shkuarja në xhami për shkak të të ftohtit të ashpër, kështu që ai mund të falet në shtëpi. Nuk ka asnjë problem. Megjithatë, namazi i tij është vullnetarë dhe jo i detyrueshëm. Pra nuk ka pra asnjë problem. Gjëja e rëndësishme është që ai të falet dhe të rriten me namaz.”