Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kaq kohë i kushtohet jetës tjetër

Imam Abdurr-Rrahman bin el-Xheuzi el-Hanbeli (d. 597)

Burimi: Laftat-ul-Kabid fi Nasihat-il-Uelad, fq. 57

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ai që mendon për gjatësinë e botës para se të krijohej, sheh një kohë të gjatë. Nëse ai pos kësaj mendon për kohën pasi të braktis atë, e sheh një kohë të shkurtë, dhe e mëson se qëndrimi në varr është kohë e gjatë. Nëse ai pos kësaj mendon për Ditën e Gjykimit ai e kupton se ajo është 50.000 vite. Nëse ai pos kësaj mendon se qëndrimin në xhenet dhe xhehenem ai e kupton se ajo është e përjetshme.

Nëse ai pastaj i kthehet dhe shikon jetën e tij këtu në tokë dhe thotë se mbushë 60 vite, duhet ditur se 30 vite kalon në gjumë dhe 15 në fëmijëri. Nëse ai pos kësaj numëron pjesën tjetër të kohës ai e kupton se shumica e saj shkon në epshe, ushqim dhe punë.

Nëse ai pastaj filtron çfarë veprohet për jetën pas kësaj, e kupton se shumë nga ajo përbëhet nga syefaqësia dhe neglizhenca. Me çfarë të blihet jeta tjetër nëse ke paguar vetëm këto pak orë për të?

Shpërndaje: