Alameh Muhamed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: http://olamayemen.com/Dars-13304
Përgatiti: www-perlatmuslimane.com
E njëjta vlen edhe me Shejkh Ibn Bazin (rahimehullah). Ai ka një fetva në lidhje me marrëveshjen e paqes me jehudët në mënyrë që myslimanët të mund të jetojnë në mënyrë të sigurtë. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem nënshkroi marrëveshjen e paqes me paganët dhe madje bëri kompromis në disa pika në dobi të disa gjërave tjera. Si pasojë, disa njerëz u bënë të furishëm dhe filluan të krijojnë konfuzion dhe të mallkojnë. Dijetarët e Ehl-us-Sunnetit, studentë dhe predikuesit kurrë nuk fyejnë dijetarët.
Një predikues (hatib) në San’a reagoi ndaj Shejkh Ibn Bazit. Allahu e mëshiroftë Shejkh Ibn Bazin. Pas namazit të xhumasë dolën pothuajse të gjithë njerëzit nga xhamia duke e mallkuar Shejkh Ibn Bazin. Kur predikuesi revolucionar u pyet se çfarë ai kishte thënë, ai tha se ai reagoi ndaj Ibn Bazit me fjalë e Kardauit! Pastaj një njeri i cili ishte i pranishëm tha:
”SubhanAllah! Kush është Kardaui në krahasim me Shejkh Ibn Bazin?”
Shejkh Ibn Bazi është Alameh, udhëheqësi i dijetarëve, myftiu i vendit, udhëheqësi i dijetarëve dhe i muftive, referenca e umetit. Kardaui nuk korrespondon as sa studentët e tij. Shejkh Ibn Baz ka studentët të cilët janë të shkëlqyer. Shejkh Abdul-Aziz bin Abdil-lah er-Raxhhi është një shembull i nxënësve të Shejkh Ibn Bazit. Ata janë imamë! Kardaui nuk korrespondon as sa një prej studentëve të tij, por:
فَإِنَّهَا لَا تَعْمَى الْأَبْصَارُ وَلَكِن تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ
”Me të vërtetë, nuk i kanë sytë e verbër, por u janë të verbëra zemrat e tyre, që i kanë në krahëror.” 22:46