Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kardavi beson se grupet e shumta janë gjë pozitive

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Iskat-ul-Kalb el-Aui Jusuf bin Abdil-lah el-Kardavi, fq. 86

Përktheu: Valdet Gashi

perlatmuslimane.com

El-Kardavi shkruan në disa nga librat e tij se grupet e shumta islamike sugjerojnë një islam të shëndetshëm. Të shëndetshëm? Cili është argumenti për atë që thua? Është SHBA:ja dhe armiqtë e islamit të cilët kanë planifikuar grupimet. Ata kurrë nuk na kishin ndihmuar me këtë po të mos kishin përfituar nga kjo. Dollarë në miliarda të investuara në zgjedhje.

O autori i librit “Fikh-uz-Zekah”! Unë të sfidojë ty që të sjellësh vetëm një argument të vetëm që lejon grupe të shumta. Sa për ne, kështu që ti duhet vetëm të dëgjosh. Dëgjo! I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Dora e Allahut është mbi xhematin.”

Ai nuk tha:

“Dora e Allahut është mbi xhematet.”

“Ai që e braktis xhematin sa një pëllëmbë dhe vdes, vdes në vdekjën e kohës pagane.”

Hudhejfe (radijAllahu anhu) i tha profetit (salAllahu alejhi ue selem):

“E nëse nuk ka lider apo xhemat?” Ai nuk tha: “Nëse nuk ka lider apo disa xhemate?”

Më jep një hadith që përmend disa grupe. Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعًا وَلاَ تَفَرَّقُواْ

”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” 1

إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمْ وَكَانُواْ شِيَعًا لَّسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ 

“Vërtet ata që e ndajnë fenë e tyre dhe shpërndahen në sekte e grupe (të çfarëdo lloji qofshin), ti (O Muhammed) nuk ke aspak të bësh me ta.” 2

وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” 3

وَإِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاتَّقُونِ

”Kjo feja juaj është e vetmja fe e Unë jam Zoti juaj, prandaj me keni frikë Mua.” 4

Është e detyrueshme, e detyrueshme, e detyrueshme që Jusuf Karadavi të ndalohet të flet derisa një psikolog ta kontrollojë atë. Ekziston rreziku që armiqtë e islamit ia kanë shpërlarë trurin atij. Ai është çmendur. Edhe të tillët si Kardavi, si ez-Zindani, duhet të ndalohen të flasin.

O Ehl-us-Sunneh! Ju e keni obligim që ta bëni hamd Allahun (Azze ue Xhel). Njerëzit e dinë se kush jeni. Ata e dinë se jeni të besueshëm. Ata e njohin thirrjen tuaj. Ata e dinë sinqeritetin tuaj dhe që ju thërrisni në fenë e Allahut pa kërkuar ndonjë shpërblim apo falënderim nga njerëzit. Është obligim që ta bëni hamd Allahun. Është obligim që ju vërtetë të jeni të përmbajtur.


1 3:103

2 6:159

3 6:153

4 23:52

Shpërndaje: