Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kardavi dhe Esharitë

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: en-Nakd Menhexh Sher´i, fq. 511-512

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kardavi u pyet nëse Esharitë janë Ehlus-Sunneh1. Ai shpërtheu si një vullkan dhe tha:

”Këta thonë se Esharitë nuk janë Ehl-us-Sunneh! Atëherë kah të shkojmë? Esharitë e kanë mbushur botën! Pothuajse të gjitha universitetet në botë janë Eshari! El-Az´hari2 i cili i ka shërbyer Islamit qe një mijë vite, ez-Zejtunah3, el-Karauijjin4 dhe Deoband5 janë të gjitha Eshari!”

Unë nuk e di se çfarë e bëri atë të thotë kështu. Ndoshta këta të rinj ishin Selefijun, të cilëve dëshiroi që t’ua shpërlaj trurin. Ata nuk mundën të bëjnë asgjë tjetër përveçse ti dorëzohen vullkanit që shpërtheu. Çfarë do të thonin ata?

Sot besimi i Esharive është besimi i Xhehmive. Ata mohojnë cilësitë e Allahut Tabarak ue Te ala. Prandaj shkroi Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh disa libra kundër tyre duke përfshirë ”Talbisat-ul-Xhehmijjeh”. Cilët janë këta Xhehmi të cilët ai i kishte për qëllim? Ai kishte për qëllim Esharitë si Er-Rrazi dhe të tjerët. Kur ai përmend debatet që ndodhën mes tij dhe Esharive ai thotë:

”Xhehmitë thanë.”

Ai deklaroi se Esharitë janë Xhehmitë dhe i përmendi ata së bashku me Mutezilitë ndër degëzimet e Xhehmive. Ai tha lidhur me Esharitë:

”Ata që pasojnë fjalët e librit ”el-Ibaneh” të Ebul Hasan el-Eshariut të cilin e shkroi në fund të jetës së tij dhe nuk e kundërshtojnë përmbajtjen e tij, janë nga Ehl-us-Sunneti, me kusht që ata të mos asocijohen me emrin e Ebul Hasan el-Eshariut, sepse kjo është e dëmshme dhe mashtrim për njerëzit.”6


1 Shih https://www.youtube.com/watch?v=DgqXGAxp8ng

2 Universiti në Kairo, Egjipt.

3 Universiti në Tunis, Tunis.

4 Universiteti në Fas, Maroko.

5 Universiteti në Deoband, Indi.

6 Mexhmu-ul-Fataua (6/359).

 

Shpërndaje: