“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kardavi e nxitë gruan në aktrim

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Iskat-ul-Kalb el-Aui Jusuf bin Abdilah el-Kardavi, fq. 129-130

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Në gazetën ”el- Muxhtama”1 Kardavi thotë se është e lejueshme që gruaja të hyj në aktrim:

Kardavi thotë: ”Argumenti im për këtë janë tregimet e Kuranit nga Ademi alejhis- selam deri tek i dërguari i fundit salAllahu alejhi ue selem. Gruaja është prezente kudo, nga Ademi alejhis-selam dhe Hauua, Nuhu alejhis-selam dhe gruaja e tij, Luti alejhi-selam dhe gruaja e tij, Ibrahimi alejhis-selam dhe gruaja e tij, tregimi për dy djemtë e Ademit alejhis-selam, tregimi i Musait alejhis-selam nga lindja e tij e cila përmend nënën dhe motrën e tij madje edhe gruan e Faraonit dhe vajzat e Shuajbit dhe dialogjet e tyre me profetin e Allahut Musain alejhis-selam, Jusufi alejhis-selam dhe gruaja e mbretit, një sure e tërë flet për një grua e cila luan rolin kryesor në të, Isai alejhi-selam dhe gjyshja e tij dhe përshkrimi i detajuar i nënës së tij dhe Zejd bin el-Haritheh dhe gruaja e tij Zejneb bint Xhehsh. Kurani përmend të gjitha këto tregime. Në to gruaja luan një rol kryesor. Atëherë si t’ia mbyllim derën asaj dhe ta përjashtojmë nga jeta?”

Pastaj ai përmend kushtet dhe kriteret për hyrjen e tyre në aktrim.”

Përgjigje: “Nëse dikush bën tekfir mbi këtë njeri, ne nuk do ta kritikojmë atë për këtë. Megjithatë, unë po them se ai ka devijuar. Pse? Sepse ai i atribon Allahut dhe Kuranit gënjeshtra. Nëse unë jam një aktor dhe them se unë jam Ebu Bekri dhe ai aty është Ebu Xhehli, a jemi ne Ebu Bekri dhe Ebu Xhehli? Jo. Kjo do të thotë se ata i atribuojnë Allahut dhe Kuranit gënjeshtra. Aktrimi është gënjeshtër dhe më e pakëta nga ai përbëhet është gënjeshtër.

____________________________

1Nr 1319. 1419/06

Shpërndaje: