Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kardavi është rationalist

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: el-Lubab, fq. 494

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka racionalist, i cili jep fetva të cilat devijojnë xhematin e thjeshtë. Shumë mashtrohen pas tyre, i mbrojnë ata dhe janë fanatikë për ta. Si të refuzohen ata?”

Përgjigje: “Ka njerëz që i kanë refuzuar ata. Një prej tyre që është refuzuar është Kardavi. Ai bënë çdo gjë për ti devijuar myslimanët me librat e tij, mjetet e tij, në internet dhe në të gjitha rastet e tjera. Lusim Allahun që të shfaros sprovat e tij dhe atyre që janë si ai.”

Nëse të rinjtë e sotëm nuk kishin qenë si llumi për të cilin paralajmëroi i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, ata kurrë nuk do ta kishin dëgjuar këtë njeri. Por këto grupe lidhin të rinjtë me njerëz si ky njeri dhe individë edhe më të devijuar. Përveç kësaj, ata thonë se ata janë Ehl-us-Sunneh uel-Xhema´ah. Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq. Nëse ata me të vërtetë pasojnë rrugën e Selefëve nuk do të kishte të rinj që e pasojnë Kardavin dhe programet e atyre që janë si ai. Jashtëzakonisht për të ardhur keq.”

 

Shpërndaje: