Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kardavi nxitë në dashuri ndaj kufarëve

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Iskat-ul-Kalb el-Aui Jusuf bin Abdilah el-Kardavi, fq. 94-96

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kardavi thotë në librin “el-Halal uel-Haram”, fq. 470, siç tregohet në refuzimin e librit nga shejkh Feuzani, se është obligim për ne që t’i duam jehudët dhe nasarat (të krishterët) dhe të jetojnë në harmoni, paqe dhe qetësi me ta. Si mbështetje të kësaj ideologjie, pra dashuri për jehudët dhe nasarat, ai përmend disa dyshime. Ne do të donim që shejkhu ynë ta refuzojë atë. Dyshimi i pari i referohet fjalës së Allahut (te ala):

لَا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُم مِّن دِيَارِكُمْ أَن تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ إِنَّمَا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ قَاتَلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَأَخْرَجُوكُم مِّن دِيَارِكُمْ وَظَاهَرُوا عَلَى إِخْرَاجِكُمْ أَن تَوَلَّوْهُمْ وَمَن يَتَوَلَّهُمْ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

“Allahu nuk ju ndalon që ju të bashkëpunoni në drejtësi e mirësi me ata të cilët nuk ju luftuan për çështje të fesë dhe nuk ju dëbuan nga shtëpitë tuaja. Vërtet që Allahu i do ata që bashkëpunojnë me barazi. Janë vetëm ata të cilët ju luftuan ju për çështje të fesë dhe që ju kanë dëbuar nga shtëpitë tuaja si dhe që kanë ndihmuar për t’ju dëbuar ju, që Allahu jua ndalon juve të bëni shoqëri me ta. Dhe kushdo që shoqërohet me ta, atëherë të këtillët janë dhalimunë (keqbërës që nuk i binden Allahut).” 1

Ai thotë se këto dy ajete janë një kushtetutë gjithëpërfshirëse në lidhje me jehudët dhe nasarat.

Përgjigje: Ky ajet i përngjanë hadithit kur nëna e Esma bint Ebi Bekrit (radijAllahu anha) erdhi në Medine si grua pagane. Ajo ajo donte t’i dhuronte Esmas një dhuratë. Esma e pyeti të dërguarin e Allahut për leje, i cili i dha leje asaj. Allahu (subhanehu ue te ala) thotë në lidhje me marrëdhëniet me prindërit:

وَإِن جَاهَدَاكَ عَلى أَن تُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا

“Por nëse ata të dy përpiqen me ty, që t’i të bashkosh në të adhuruarit vetëm Mua të tjerë për të cilët ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dynja me dashamirësi dhe ndiq rrugën e atij i cili më kthehet Mua me pendim dhe nënshtrim. Pastaj tek Unë do të jetë kthimi juaj dhe Unë do t’ju tregoj çfarë keni punuar.” 2

Fakti që kjo është kështu, ka shumë ajete që na ndalojnë që t’i duam ata:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ آبَاءكُمْ وَإِخْوَانَكُمْ أَوْلِيَاء إَنِ اسْتَحَبُّواْ الْكُفْرَ عَلَى الإِيمَانِ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

“O ju që keni besuar! Mos i merrni për eulija (mbrojtës e ndihmues) baballarët tuaj dhe vëllezërit tuaj, nëse ata parapëlqejnë mosbesimin mbi besimin. Dhe kushdo prej jush që vepron kështu, atëherë ai është prej Dhalimunëve (keqbërësve, të gabuarve).” 3

لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءهُمْ أَوْ أَبْنَاءهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ

“Nuk gjen popull i cili beson në Allahun dhe në ditën e fundit, të bëjë miqësi me ata që i kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij edhe sikur ata të jenë baballarët e tyre, apo bijtë e tyre, apo vëllezërit e tyre, apo të afërmit e tyre.” 4

A janë armiqtë e Islamit paqësore ndaj muslimanëve sot? A po mos duan ata që të çrrënjosin Islamin dhe muslimanët? Ata e goditën Islamin në Andaluzi dhe në Filipine dhe ua prenë gjoksat e grave muslimane. E njëjta gjë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ata sulmojnë Islamin brenda në vendet Islamike. Ka shumë qeveri që nuk lejojnë dijetarët që të bëjnë davetin e tyre të detyrueshëm. Ata i kanë armiq e Islamit mbi vete. Ata kanë frikë nga daveti. Ata kanë frikë nga Islami i vërtetë. Ata konsiderohen të jenë luftues paganë, Harbijjun, tani sepse ata okupojnë vendet muslimane dhe themelojnë ligje në vendet muslimane. Pra, ata janë luftues paganë, Harbijjun. Ata me fjalë të tjera nuk janë aspak paqësor kundër muslimanëve.


1 60:8-9

2 31:15

3 9:23

4 58:22

Shpërndaje: