Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kategoritë e shkurorëzimit në islam

Imam Ibn Kudameh el-Makdisi 

Burimi: El-Mugni (10/323-325)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ekzistojnë pesë kategori të shkurorëzimit:

  1. Vaxhib (i detyrueshëm): Për shembull, kur dy gjykatës nga ana e burrit dhe e gruas gjykojnë mospajtimin e tyre dhe mendojnë se ata duhet të ndahen.

Mekruh (i urryer): Ky është shkurorëzim i panevojshëm. Al-Kadhi ka thënë:

”Ka dy transmetime: njëri thotë se kjo është e ndaluar, ngase është i dëmshëm si për burrin ashtu edhe për gruan, dhe nga ky shkurorëzim humbë interesi i burrit dhe gruas pa patur nevojë të ndodhë kjo, prandaj është e ndaluar, sikusrse është shkatërrimi i pasurisë. Thotë profeti salAllahu alejhi ue selem:

لا ضرر و لا ضرار

“Nuk lejohet t’i bësh dëm vetes e as dikujt tjetër.” 1

Transmetimi tjetër thotë se është e lejueshme (hallall) në bazë të fjalëve të profetit salAllahu alejhi ue selem:

”Hallalli më i urryer tek Allahu është divorci.”

Profeti salAllahu alejhi ue selem e emërtoi këtë akt si ”të lejuar” sepse ajo heq përfitimet e lejuara që një martesë përbëhet nga. Kështu që kjo është e urryer.

Mubah [e lejueshme]: Kjo vlen kur ka nevojë për të. Shembull i kësaj është në qoftë se gruaja ka një karakter të keq, dhe sjellje të keqe bashkëshortore, e cila shpie që të dëmtohesh prej saj dhe në të njëjtën kohë nuk arrinë qëllimin tënd me të.

Mendub [e rekomanduar]: Kështu është gjykimi nëse gruaja neglizhon urdhëresat e Allahut të detyrueshme, si psh faljen e namazit, dhe ai nuk është në gjendje për ta detyruar atë që ta falë namazin. Një shembull tjetër është në qoftë se gruaja nuk është e dëlirë.

Imam Ahmedi ka thënë:

”Nuk duhet qëndruar me gruan e tillë.”

Kjo është për shkak se kjo përbën një mangësim në fenë e burrit, dhe ai nuk është i sigurt nëse ajo nuk do ta tradhëtoj ose të thotë se fëmija është i tij kur ai në të vërtet nuk është i tij.

Nëse në këtë rast ajo trajtohet ashpër në mënyrë që ajo të lirohet, nuk ka të keqe në këtë.

Allahu Te’ala thotë:

وَ لاَ تَعْضُلُوهُنَّ لِتَذْهَبُواْ بِبَعْضِ مَا آتَيْتُمُوهُنَّ إِلاَّ أَن يَأْتِينَ بِفَاحِشَةٍ مُّبَيِّنَةٍ

… dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë, përveç nëse bëjnë amoralitet sheshazi.”4:19

Divorci në këto dy raste mund të jetë gjithashtu i detyrueshëm.

Mahdhur [i ndaluar]: Divorci gjatë periudhës së menstruacioneve apo në peridhiudhën pas menstruacionit kur ka bërë marrëdhënie me të. Të gjithë dijetarët kudo pajtohen se ky veprim është i ndaluar dhe është quajtur talak Bid’i [divorc bidat] sepse ai që bën divorc ka kundërshtuar Sunnetin dhe ka braktisur urdhërin e Allahut Te ala dhe të dërguarit salAllahu alejhi ue selem të Tij.

Allahu Te’ala ka thënë:

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا طَلَّقْتُمُ النِّسَاء فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُوا الْعِدَّةَ وَاتَّقُوا اللَّهَ رَبَّكُمْ

O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes. Llogaritni kohën e tyre të pritjes dhe frikësojuni Allahut, Zotit tuaj.”65:1

Pos kësaj, profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

Nëse ai dëshiron ta mbajë atë, ai e bën këtë, dhe në qoftë se dëshiron të ndahet prej saj, ai mund ta bëjë këtë para se ta prek atë. Kjo është periudha e pritjes me të cilën Allahu ka urdhëruar që gratë të ndahen.”


[1] La Dharar ue la Dhirara. Ibn Maxheh (2341), Darakutni (4/22) dhe Maliku (2/746). Imam Ibn Dakik-il-Id rahimehullah ka shpjeguar hadithin dhe ka thënë:

”Disa thonë që fjalët do të thonë të njëjtën gjë [dmth. nuk ka dëm, nuk ka dëm ] dhe është thënë në këtë mënyrë për konfirmim të rëndësisë së kësaj. ”(Sherh el-Arba’in en-Nebeuijjeh, f. 137)

Shpërndaje: