Kategoritë e Teuhidit
Imam Muhammed bin Abdul-Vehab
Burimi: 50 pyetje dhe përgjigje në çështjet e Besimit faqe: 18-19.
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në sa kategori ndahet Teuhidi?
Përgjigje: 1.Teuhid Rububije (Është të besuarit e të pohuarit se Allahu سبحانه و تعالى është Zoti, Sunduesi, Krijuesi, si dhe Kujdestari i gjithçkaje; nuk ka ortak në Sundimin e Tij, dhe se Ai nuk ka dobësi apo mangësi e as nuk ka rival) (1): kjo është kategoria që edhe jobesimtarët e konfirmojnë, siç thotë Allahu:
قُلْ مَن يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاء وَالأَرْضِ أَمَّن يَمْلِكُ السَّمْعَ والأَبْصَارَ وَمَن يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيَّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ الأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ اللّهُ فَقُلْ أَفَلاَ تَتَّقُونَ
Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?!” 10:31 (2)
2.Teuhid Uluhijeh (monoteizmi në adhurim): Do të thotë të veçuarit e Allahut me të gjitha adhurimet dhe të mos ia drejtosh adhurimin e ndonjë krijese (të fshehtat dhe të dukshmet, me fjalë e me vepra, si dhe refuzimi i çdo lloj adhurimi pos adhurimit të Allahut, kushdo qoftë e çfarëdo qoftë). Fjala “Ilah (إله)” në arabisht do të thotë: “Atë që e synon me adhurim”, e politeistët e kishin zakon të thoshin Allahu është Zoti i zotave. Megjithatë, ata e kishin zakon të adhurojnë hyjni të tjera si njerëzit e mirë, engjëjt dhe disa nga ata thanë se Allahu është i kënaqur me këtë dhe atë që ata i adhuronin do të ndërmjetësojnë tek Allahu. Thotë Allahu:
وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا
“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” 4:36 (2)
3.Teuhid Esma ues-Sifat (Teuhidi në emrat dhe cilësitë e Allahut): Teuhidi Rububije dhe Teuhidi Uluhijeh kurrë nuk mund të realizohen përderisa të mos jesh i bindur se Allahu ka Cilësi që nuk i posedon askush (dhe emrat më të mirë). Ndërsa jobesimtarët ishin më inteligjent se ata që i mohojnë Cilësitë e Allahut سبحانه و تعالى. Thotë Allahu:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Asgjë nuk i përngjason Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 42:11
وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُواْ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَآئِهِ
“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj lutjuni Atij me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij.” 7:180 (4)
1,2,3,4: Të gjitha fusnotat janë nga perlatmuslimane.com
- mars 17, 2016
- Comments are off