Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=92-4WEAVp1s
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kohët e fundit mendimet e shumë të rinjëve janë trazuar. Ata janë përçarë dhe janë bërë fanatikë. Ne dëgjojmë kategorizime të shumta që dikush është Ikhuani, Teblighi, Sururi, Xhami’i dhe kështu me radhë. Cila është e vërteta për këto kategorizimet? A është kategorizimi i ndaluar plotësisht apo në të ka kundërthënie?
Përgjigje: Kategorizimi i njerëzve që ka për qëllim largimin e tyre nga njëri-tjetri, apo për të përhapur urrejtje e armiqësi; nuk është i lejuar. Ndërsa, kategorizimi që bëhet për të dalluar atë që punon drejt nga ai që gabon, apo atë që pason metodologjinë e saktë nga ai i cili është në kundërshtim me të;- duke pasur për qëllim që personi i cili ka gabuar t’i kthehet të vërtetës, ky edhe është rezultati i kërkuar. Njerëzit nuk janë në të njëjtit drejtim. Disa janë jobesimtarë, e disa janë hipokritë, disa janë të shthurur, e disa të pabindur dhe disa janë besimtarë. Në mesin e besimtarëve ka nga ata që kanë besim të plotë dhe nga ata që kanë besim të mangët. Prandaj njerëzit nuk janë në të njëjtin nivel. Nëse qëllimi është që të bëhet sqarimi në mes të vërtetës dhe të kotës, kjo është gjëja e kërkuar. E nëse qëllimi është për të përhapur urrejtje në mesin e të rinjëve myslimanë dhe tek myslimanët në përgjithësi, kjo nuk është e lejuar dhe është prej veprave të shejtanit dhe bashkëpunëtorëve të tij.