Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Katër gjëra për të marrë parasysh kur bie mbrëmja

Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)

Burimi: Sherh Sahih Muslim (13/155)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Muslimi ka thënë:

2012 – Kutejbeh bin Seid na tregoi: Lejthi na tregoi, Muhammed bin Rumh na tregoi: el-Lejth na informoi, nga Ebu-Zubejri, nga Xhabiri, nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili ka thënë:

“Mbuloni enët, mbylleni bitonin e ujit, mbylleni derën dhe fikni qirinjt. Sepse shejtani nuk mund të hap bitonin e ujit, as të hap derën e as të zbulojë enët. Nëse nuk mund të gjeni ndonjë gjë për të mbuluar enët, atëherë vendosni një shkop tërthorazi mbi të dhe përmendni emrin e Allahut. Sepse kafshëza e keqe mundet shpejt të shkaktoj që shtëpia të digjet.”

Është e qartë se ai që nuk gjejnë diçka për të mbuluar enët mund të vendos një shkop mbi to. Dijetarët thonë se veprimi përbëhet nga dy dobitë e përmendura në hadithet:

1 – Mbrojtja kundër shejtanit. Shejtani nuk mund të zbulojë atë që është mbuluar një ose të hap një biton uji.

2 – Mbrojtja kundër epidemisë që bie në një natë në vit.

Dy dobi të tjera janë:

3 – Mbrojtja kundër papastërtive dhe ndyrësive.

4 – Mbrojtja nga insektet dhe kafshët. Ekziston rreziku që ato të bien në enë të cilën ai aksidentalisht e han ose që gjatë natës, në mënyrë që ai dëmtohet, Allahu e di më mirë.


1 Neveviu ka thënë:

“Do të thotë miun.” (Sherh Sahih Muslim (13/157))

Shpërndaje: