Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Katër grupet e synuara nga 73 grupet

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (19 A), min: 39:50

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”

A do të mbeten në zjarr apo janë grupe të devijuara muslimane?

Përgjigje: Fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

”Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”

nuk do të thotë se ata do të mbeten në zjarr. Disa bidate shpiejnë në qëndrim të përjetshëm në zjarr për dallim nga të tjerat. Gjendja e një personi varet nga shkalla e bidatit të tij dhe devijim larg nga profeti (salAllahu alejh ue selem) dhe sahabët.

Pyetje: Një do të hyjë në xhenet. A do të thotë se asnjë individë nga Grupi i Shpëtuar nuk do të hynë në zjarr fare aspak?

Përgjigje: Ndoshta ai hyn në zjarr, por jo përgjithmonë.

Pyetje: Si duhet ta kuptojmë këtë?

Përgjigje: Ne themi, për shembull, se njerëzit ndahen në katër grupe:

1 – Që është qartë bidatçi që nuk posedon asgjë nga Sunneti fare. Ai mbetet pa dyshim në zjarr.

2 – Bidatçi i cili është i përzier. Ai meriton të jetë në zjarr por pa mbetur në të përgjithmonë.

3 – Sunni i pastër. Ai hynë në xhenet. Ai nuk meriton të jetë në zjarr.

4 – Sunni i përzier dhe jep, i cili hyn në xhenet, nuk e meriton zjarrin, edhe nëse hyn në zjarr për shkak të disa mëkateve që ka, ai nuk mbetet gjithmonë aty

وَآخَرُونَ اعْتَرَفُواْ بِذُنُوبِهِمْ خَلَطُواْ عَمَلاً صَالِحًا وَآخَرَ سَيِّئًا

”Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t’ua falë Allahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.” 9:120

Ai meriton të hyjë në zjarr pa mbetur në të.

Shpërndaje: