Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/k-03-09-1435-01_0.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Allahu (azze ue xhel) ka thënë
”Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” El-Bekare, 2:185
Ka katër grupe në fjalë:
1 – Ata që janë të shëndetshëm dhe në qytetin e tyre. Ata duhet ta agjërojnë muajin. Atyre nuk u lejohet ta braktisin agjërimin nëse nuk kanë një arsye të vlefshme në sheriat.
2 – Ai që udhëton gjatë muajit. Ky nuk agjëron gjatë udhëtimit dhe i kompenson ditët pas udhëtimit. Kur vështirësitë e udhëtimit bashkohen me vështirësitë e agjërimit Allahu ia lehtëson udhëtarit. Prandaj Allahu e lejon atë që të mos agjërojë gjatë udhëtimit me kusht që ai t’i kompensojë ditët më pas.
3 – I sëmuri i cili bezdiset nga agjërimi. I sëmuri përjeton mundimin e agjërimit dhe mundimin e sëmundjes. Prandaj Allahu ia lehtësojë atij dhe e lejon që të mos agjërojë. Pasi që Allahu (azze ue xhel) e shëron atë, ai kompenson ditët e humbura.
4 – Ai që është i sëmurë kur fillon Ramazani dhe nuk është në gjendje ta agjërojë atë për momentin ose në të ardhmen. I tillë është rasti me të sëmurin kronik i cili nuk mund të agjërojë dhe nuk shpreson se do të shërohet, si dhe plaku që ka vetëdijen por nuk është në gjendje të agjërojë për momentin apo në të ardhmen. Këta dy persona janë të obliguar që për çdo ditë ta ushqejnë një person të varfër. Ushqimi i të varfrit e zëvendëson agjërimin:
”Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” El-Bekare 2:184
Kjo zgjedhje është që ta ushqesh një person të varfër me ushqim për çdo ditë të agjërimit. Çdo ditë atij duhet t’i jepet 1 kg e gjysmë ushqim. Kjo e zëvendëson agjërimin e tyre. Ky është një lehtësim nga Allahu (subhanehu ue te ala) për robërit. Ai kujdeset për ta dhe i kursen nga vështirësitë.