Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih Muslim, kitabul iman, kaseta nr 7
Pra situatat kur ndalon një të keqe janë katër:
1 – Ose e keqja largohet krejtësisht (është obligim në këtë rast të ndalohet e keqja).
2 – Ose e keqja pakësohet, edhe në këtë rast ndalimi i kësaj të keqeje është obligim të kryhet (pasi e keqja pakësohet).
3 – Ose kur ndalon një të keqe, kjo çon në një të keqe më të madhe dhe në këtë rast, nuk të lejohet të bësh ndalimin e saj.
4 – Ose nëse mendon se ndalimi i kësaj të keqeje, as nuk do ta shtojë dhe as nuk do ta pakësojë këtë të keqe, në këtë rast je i lirë të zgjedhësh (ta ndalosh apo jo), por më parësore është ta ndalosh atë.