Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ke parasysh nxënësit e vjetër

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Hiljeh Talib-il-Ilm, fq. 74-75

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Mësimdhënësi duhet të ecë përpara me nxënësit në mënyrë graduale që të zotërojnë lëndën që e studiojnë. Bekr Ebu Zejdi tha:

“Ai nuk duhet të lejojë që studentët e nivelit të parë të ulen në mësimin e nivelit së dytë, e kështu me radhë, për të mos shkaktuar rrëmujë.”

Kësaj të fundit nuk munda ti përballojnë. Unë i mësoj të rinj dhe të rritur ndërsa i mësoj atyre libra dhe i them të riut se duhet të shkojë zhagas. Pas kësaj, ai duhet të përparojë gradualisht derisa ai të forochet në dije. Arsyeja është se nxënësit vijnë tek unë gjatë gjithë kohës. Nëse i marr parasysh të gjithë nxënsit e rinj, unë do t’i neglizhoj të drejtat e nxënësve të vjetër. Për shembull, nëse kemi arritur në kapitullin e namazit në Zad-ul-Mustakni dhe e shohim se njerëz të rinj kanë ardhur në mësim dhe unë do t’ia filloj nga fillimi me kapitullin mbi abdesin. Çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm kur të vijë një valë e re nxënsish? Ne fillojmë që nga fillimi me kapitullin e pastrimit. Kjo është e padrejtë për studentët e vjetër. Në këtë rast ne do të mbetemi në kapitullin e parë. Kjo nuk është e korrekte.

Shpërndaje: