Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab (4)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf–1430-7-24.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Sufitë argumentohen me ajetin vijues:
اذْهَبُواْ بِقَمِيصِي هَذَا فَأَلْقُوهُ عَلَى وَجْهِ أَبِي يَأْتِ بَصِيرًا
”Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t’i kthehet të pamurit.” 1 [Për të bërë Teberruk përmes njerëzve të drejtë.]
Përgjigje: ”Kjo ishte një nga mrekullitë e profetëve. Kjo nuk vlen për të gjithë njerëzit. I verbëri nuk do të rifitojë shikimin e tij edhe në qoftë se të gjithë njerëzit do të vënë rrobat e tyre mbi të. Pra, kjo ishte një nga mrekullitë e të dërguarve. Siç thashë kjo nuk vlen për të gjithë njerëzit.”
1 Jusuf 12:93