Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Silsilah el-Hadith es-Sahihah (1/877-878).
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Ebu Seid el-Kudri -radijAllahu anhu- ka treguar se i dërguari ﷺ ka thënë:
“Ishte një grua prej bijve të Israelit e cila ishte e shkurtër dhe ajo ecte në shoqërinë e dy grave të gjata. Ajo bëri dy këmbë prej druri dhe vuri një unazë floriri të mbyllur të cilin e mbushi me misk, misku është parfumi më i mirë. Ajo kaloi pranë dy grave të gjata dhe ato nuk e njohën atë. Pastaj ajo bëri një gjest kështu me dorën e saj.”
Sheubeh bëri një gjest me dorën e tij për të treguar se si ajo e lëvizte dorën.
Transmeton Muslimi (2252).
D.m.th. kur kaloi pranë dy grave të gjata, ajo tregoi dorën e saj në të cilën e kishte unazën e mbushur me misk, e hapi unazën dhe e lëvizi dorën në mënyrë që të dalë aroma e miskut dhe ato ta nuhatin aromën.
Te transmetimi i Ahmedit thuhet:
“Kur kalonte para një grupi njerëzish, e lëvizte unazën dhe i frynte (në mënyrë që aroma të dilte dhe njerëzit ta nuhatin aromën).”
Në këtë hadith ka një vërejtje të qartë e cila tregon se është prej cilësive të grave mëkatare veshja e gjërave që tërheqin vëmendje. Këtu hynë edhe këpucët me taka të gjata. Dhe veçanërisht nëse thembra e këpucës është nga hekuri kështu që ato dëgjohen edhe më shumë kur ecin.
Me sa duket kjo shpikje është prej jehudëve siç tregohet në këtë hadith. Kështu që femrat muslimane janë të obliguara t’i shmangen kësaj gjëje.