Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këpucët me taka – Uthejmin

 

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_5195.shtml

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të mbathur këpuca me taka, pavarësisht nëse takat janë të lartë apo jo?”

Përgjigje: “Nëse taka nuk është aq e lartë sa që ajo të tërheq vëmendjen, ajo lejohet. Por nëse taka tërheq vëmendjen, e pakta që mund të themi është se ato janë të urryera. Nuk do ë ishte larg edhe po të thuhej se ato janë të ndaluara, pasi që kjo është një zbukurim që tërheq vëmendjen. Gjithashtu, mjekët thonë se ato janë të dëmshme për këmbët, sepse Allahu i krijoi këmbët të rrafshëta. E nëse mbathen take të larta, kjo bën që kyçi të ngrihet lartë dhe qendra e peshës në nyjat e këmbëve humb ekuilibrin. Kjo e dëmton gruan. Prandaj, unë i këshilloj motrat e mia që t’i shmangen këtyre këpucëve pavarësisht nëse ne do të themi se ato janë të urryera apo të ndaluar sepse ato dëmtojnë trupin e gruas.

Pos kësaj, i këshilloj ato që të braktisin blerjen e çdo mode të rrobave, pantallonave, trikove, sandaleve dhe çorapeve. Gruaja blen këto gjëra edhe pse ajo ka të tilla në shtëpi që ende mund t’i përdor. Kjo është intelekt i mangët, një budallallëk, keq-shfrytëzim i parave dhe një mënyrë për ta lidhur zemrën pas trendeve të reja.

Ne duhet ta dimë se armiqtë tanë mund ta kenë si program të tyre, që me këto modele të ndryshme të veshjeve t’i bëjnë myslimanët që t’i harrojnë çështjet e fesë dhe dynjallëkut që janë më me vlerë se sa këto gjëra. Marrja me gjëra të tilla, e bën njeriun që të kujdeset vetëm për trendet dhe në vazhdimësi të merret me to. Ekziston gjithashtu rreziku që personi i cili nuk e ka gjendjen ekonomike aq mirë ta shtyjë që të merr borxh për këtë qëllim. Përveç kësaj, kjo gjë në vazhdimësi ndihmon dhe zhvillon ekonominë e armiqve tanë. Aq më shumë të shiten mallrat e tyre, aq më shumë ata bëhen të pasur. Në këtë mënyrë ne do i sjellim dobi ekonomisë së tyre dhe e dëmtojmë ekonominë tonë.”

Shpërndaje: