Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Keqkuptime rreth Islamit dhe injoranca e gjendjes së myslimanëve

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr (1020)

Data e fetvas: 27/6-1411 ose 13/1-1991

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: ”Ne dëshirojmë të dimë burimin e poezisë të cilën na e lexove.”

Përgjigje: ”Ma sollën atë nga SHBA apo nga Filipinet në mënyrë që unë të lexojë se çfarë thonë ata që i thërrasin myslimanët në xhihad kundër kufarëve dhe pushtetarëve myslimanë. Dikur ata quheshin ”Xhema’at-ul-Hixhrah uet-Tekfir”. Në ditët e sotme ata quhen ”Xhama’at-ul-Xhihad”. Ata nxisin myslimanët në luftë kundër pushtetarëve myslimanë. Kjo është për shkak të keqkuptimit të tyre të Islamit dhe injorancës së tyre lidhur me gjendjen e myslimanëve. Nëse tani është e lejueshme për ti luftuar të gjithë pushtetarët; a janë ata të përgatitur për këtë? A kanë mundësi myslimanët që ti luftojnë ata?”

Shpërndaje: