Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=-oBzZZ1DLU0&feature=youtu.be
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa thonë, se për t’iu përmbajtur El-Uasatijeh (rrugës së mesme) gjatë thirrjes në islam, nuk duhet kundërshtuar të tjerët, e gjithashtu, duhet bashkëpunuar me pasuesit e risive?
Përgjigje: Kjo kurrsesi nuk është mesatarja.Kjo është ekstremizëm. El-Uasatijeh (rruga e mesme), është ta pranosh të vërtetën e ta kundërshtosh të kundërtën e saj.
Allahu thotë:
”Udhëzona në rrugën e drejtë.” 1:5
Për cilën rrugë kërkon të udhëzohesh?
”Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira.” 1:6
E ata që Allahu i ka begatuar me të mira, janë ata të cilët janë të përmendur në ajetin Kuranor:
”Kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: me profetët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” 69:4
Kjo është mesatarja në fe. Sa i përket të kundërshtosh atë që vie në kundërshtim me Sunnetin, kjo është obligim. Allahu i ka kundërshtuar pabesimtarët, mushrikët (poleteistët) dhe munafikët në Kur’an. Kurse profeti salAllahu alejhi ue selem, i ka kundërshtuar ata në Sunnet. Imamët i kundërshtuan pasuesit e të kotës. Prandaj, themi se është obligim që të sqarosh të kotën dhe të kundërshtosh pasuesit e saj. Në asnjë mënyrë, kjo nuk mund të jetë diçka ekstreme apo terorrizëm; siç pretendojnë disa. Kjo është të sqarosh të vërtetën.
Allahu thotë:
”Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë libri se do tu’a shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai.” 3:187
Dhe thotë Allahu:
”Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi u’a kemi shpjeguar njerëzve në libër (Teurat), do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë.” 2:159