Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Kaul el-Mufid (1/64-65)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Skolastikët (kelamistat) thonë se fjala “Ilah (i adhuruar)” do të thotë “Ai që mund të krijojë”. Sipas tyre “La ilahe ilAllah” do të thotë “askush përveç Allahut nuk mund të krijojë”.
Sipas tyre, Teuhidi do të thotë se Allahu është Një në qenien e Tij, është një në veprat e Tij dhe cilësitë e Tij. Nëse ky do të ishte kuptimi i saktë, Kurejshët kurrë nuk do ta kishin kundërshtuar thirrjen e profetit ﷺ. Në vend të kësaj, ata do të kishin besuar dhe pohuar atë. Sepse edhe Kurejshët thanë se askush tjetër përveç Allahut nuk është Krijues. Fjala “krijues” përfshinë më shumë se fjala “mund të krijoj”, sepse ai që mund të bëjë një gjë, ose e bën ose jo, kurse krijuesi vepron me fuqinë e tij. Prandaj të kuptuarit e idhujtarëve ishte më i mirë sesa të kuptuarit e atyre dijetarëve që iu atribuan Islamit. Teuhidi me të cilin erdhën të dërguarit, do të thotë që “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut“.
Për fat të keq, shohim se si shumica e shkruesve të sotëm që flasin për këto çështje, flasin vetëm për Teuhid-ur-Rububijeh. Kjo është gabim dhe një mangësi e madhe. Ne jemi të detyruar të mbjellim Teuhid-ul-Uluhijeh në zemrat e njerëzve më shumë sesa ne jemi të detyruar me Teuhid-ur-Rububijeh. Kjo sepse Teuhid-ur-Rububijeh është diçka që askush nuk të vërtetë nuk e mohon. Pohimi i kësaj çështjeje të cilën shumica e pohojnë me logjikë, e ndërsa të heshtim në lidhje me atë të cilën e dominon epshi, kjo është mangësi e madhe.