Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kerametet (gjëra të jashtëzakonshme) apo mashtrime shejtanore?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (33), min: 09:20

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%2023%20-%201%20-%201436.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ibnul-Kajimi (rahimehull) ka thënë:

Ebu Jezid ka thënë:

“Nëse shihni një person që bën keramete (gjëra jo të zakonshme) në atë masë saqë, fluturon në ajër, ju mos u mashtroni nga ai derisa të shihni se si është qëndrimi i tij ndaj urdhëresave, ndalesave dhe kufijve të Allahut”.

Ebu Jezid el-Bustami. Ai gjithashtu i përkiste Sufive të vjetër.

Mos u mashtroni nga veprimet e pazakonta të disa ibadetxhinjëve. Ato nuk duhet të merren në konsideratë, derisa individët të jenë në pajtim me Kuranin dhe Sunnetin. Nëse personi me fenomene të pazakonshme i përmbahet Kuranit dhe Sunnetit, ato janë keramete (mrekulli) të eulijave. Në këtë rast ato janë kerametet e besimtarëve dhe robërve të devotshëm. Por nëse personi nuk i përmbahet Kuranit dhe Sunnetit, ato nuk janë keramte. Në atë rast ato janë gjëra të pazakonta shejtanore, që kryhen nga njerëz të devijuar. Pra, ka dy lloj veprimesh të jashtëzakonshme:

1 – Ato të kryera nga njerëzit që i përmbahen Kuranit dhe Sunnetit. Ato janë keramete të besimtarëve dhe robërve të devotshëm.

2 – Ato kryera nga të besueshmit të shejtanit. Ato nuk janë keramete. Ato janë fenomene shejtanore, nga të cilat njerëzit nuk duhet të mashtrohen.


1 Ighathat-ul-Lahfan (1/91).

Shpërndaje: