Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kërcitja e gishtërinjve në xhami

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është gjykimi për të kërcitur gishtërinjtë gjatë qëndrimit në xhami?”

Përgjigje: ”Në xhami?”

Pyetësi: ”Po.”

Përgjigje: ”Gjatë namazit është e ndaluar një gjë e tillë, ndërsa në xhami nuk kemi ndonjë argument që e ndalon këtë. Mirëpo ne këtu mund të përdorim kijasin (krahasimin). Kemi një hadith, nga i cili kuptojmë ndalimin e lidhjes së gishtërinjve jo vetëm gjatë namazit, por edhe për atë i cili e pret namazin. Lidhjes së gishtërinjve mund t’i bashkëngjitet edhe kërcitja e tyre.

Pra, nëse njeriu e pret namazin, nuk duhet kërcitur gishtërinjtë. E nëse e përfundon namazin, lejohet kërcitja e gishtërinjve për shkak të mungesës së argumentit që e ndalon një gjë e tillë.”

Shpërndaje: