Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kërkimi i anijes së shpëtimit

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: El-Lubab, fq. 339-340

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E lus Allahun që të na bëjnë të kuptojmë dhe të shohim në mënyrë që të mund të kërkojmë rrugën e shpëtimit dhe anijen e shpëtimit. Anija e shpëtimit është besimi të cilin e kishin i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe sahabët e tij. Ky besim është i bazuar në Kuran dhe Sunnet, duke përfshirë Sahihun e Bukharit, Sahihun e Muslimit, katër librat e tjerë bazë të hadithit (Ebu Davudi, et-Tirmidhi, Nesai dhe Ibn Maxheh), gjithë librat e Sunnetit si Xhauami dhe Masanid dhe librat e  Selefëve dhe metodologjitë që ata shkruan për ne. Kjo është arka e shpëtimit që karakterizohet nga besimi i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe sahabëve të tij.

Përveç kësaj, ne duhet të kemi njohuri në lidhje me rrugët që shpien drejt së keqes dhe devijimit, kështu që ne mund të shpëtojnë prej tyre dhe të ruhemi prej tyre. Ato shpijnë në xhehenem, të cilën e tha i dërguari besnik dhe i besuar (salAllahu alejhi ue selem) kur ai u tregoi për sektet dhe kur ai shpjegoi fjalët e Allahut (tabarak ue te ala):

وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.”

I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e lexoi këtë ajeti, e bëri një vijë të drejtë në tokë dhe tha:

“Kjo është rruga e Allahut.”

Pastaj ai bëri vija në të djathtë dhe të majtë të saj dhe tha:

“Këto janë rrugë. Në çdo rrugë është një shejtan që thërret në të.”

Hudhejfeh tregoi se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Thirrësa në portat e xhehnemit. Ai që u përgjigjet atyre ata e hedhin në të.”

O të rinj! Kjo do të thotë se është e detyrueshme për ne që me sinqeritet, nder dhe të kuptuar, të kërkojmë rrugën e shpëtimit dhe anijen e shpëtimit me të cilën ne e kapërcejmë detin e sprovave dhe valët në mënyrë që të mund të dalim në bregun e sigurt dhe që shpëton, që është xheneti. Ky xhenet i bën ata që ruanin veten ndaj rreziqeve të tilla dhe nga zemërimi i Allahut dhe bënë cdo gjë për të kënaqur Allahun.

وأن هذا صراطي مستقيما فاتبعوه ولا تتبعوا السبل فتفرق بكم عن سبيله ذلكم وصاكم به لعلكم تتقون

“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.”


1 6:153

Shpërndaje: