Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kërkuesi i dijes i cili hante nga mbeturinat

Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Unë e njoh një student të dijes që erdhi në el-Medine, që dëshironte të kërkonte dije. Ai ishte i varfër dhe nuk posedonte asgjë. Ai ndiqte mësimet e dijetarëve në harem. Pastaj, natën, kur shihte se njerëzit kishin fjetur, shkonte te koshat e mbeturinave  që të gjente ushqim pranë tyre të cilin mund ta hante.

Askush nuk e dinte këtë dhe ai nuk u kërkonte njerëzve (ai ishte i kënaqur me atë që i jepej nga Allahu). Pasha Allahun, atë që Allahu e udhëzon që të jetë si ky person, Allahu e ka nderuar atë. Student i dijes dhe i varfër. Ai nuk mund të gjente atë që mund të hante, ai ruhej nga ndalesat. Ai as nuk i informoi shokët e tij (për gjendjen e tij).

Një nga shokët e tij e vuri re këtë në dhomë, kështuqë doli jashtë dhe e pa atë duke e bërë këtë. Ai nuk i tha atij asgjë, por erdhi tek unë dhe më informoi për gjendjen e tij.

Për këtë arsye, unë u them njerëzve: Shikojeni gjendjen e kërkuesve të dijes! Shikojeni gjendjen e kërkuesve të dijes! Pasha Allahun, me të vërtetë, të trajtosh mirë një kërkues të dijes në nevojë është më mirë sesa të trajtosh mirë të tjerët. Pyesni për ta dhe për gjendjen e tyre, jepuni ndihmë atyre me atë që mundeni sepse ata janë shujukhët e umetit (në të ardhmen), në ditët e ardhshme, ata janë ata nga të cilët pritet e mira.

Dhe umeti do të vazhdojë të jetë në gjendje të mirë përderisa kujdeseni për të dobëtit.

Fitorja dhe furnizimi vijnë për shkak të të dobëtve.

Shpërndaje: